Shkup, 2 shtator – Me rastin e 8 shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, Lidhja e Sporteve të Shkupit, organizon për herë të shtatë turneun nëpër shtet, informon Koha.
Ngjarja është nën patronazhin e Qeverisë së RM-së, ndërsa qëllimi është të shndërrohet në aktivitet që do të kontribuojë në jetën e shëndetshme të qytetarëve.
Kreu i Lidhjes së sporteve të Shkupit, Gjorgji Kuzmanovski në moshën e tij 77 vjeçare, bashkë me Dejan Momirovskit, ish biciklist dhe trajnues në moshën 50 vjeçare, do ta fillojnë turneun 90 kilometërshe nga sheshi Maqedonia në orën 9 e 30 dhe pritet të arrijnë në Bogomilë në orën 13:00.