Ikona e klubit romak ka reaguar përmes rrjetit social Twitter për mundësinë e largimit nga Roma. Francesco Totti iu është përgjigjur raportimeve të fundit se ka refuzuar rolin e drejtorit teknik te Roma dhe se do të largohet. “Calciomercato” ka shkruar se 42-vjeçari, nuk ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e tjerë të klubit dhe se nuk dëshiron të punojë më me ta. Por Totti përmes Twitterit ka thënë se shumë shpejt do të flasë për të ardhmen e tij.
“Momentalisht shumë fjalë janë duke u folur dhe shkruar për mua. Ka hipoteza të ndryshme për mendimet dhe zgjedhjet e mija”, ka shkruar Totti në llogarinë e tij personale në Twitter. “Shumë shpejt do të dëgjoni versionin tim”.
Kujtojmë se Totti nuk ka marrë pjesë në një takim të mbajtur në Londër, ku ishin të pranishëm presidentin Jim Pallota, drejtori Franco Baldini, drejtori gjeneral Guido Fienga dhe trajneri i ri Paulo Fonseca, gjë që shton më shumë spekulimet se ai mund përnjëmend do të largohet nga Roma.