Francesco Totti ka marrë një ofertë nga klubi japonez Tokyo Verdy, por kërkesa e tij ka bërë që një marrëveshje me klubin të jetë vështirë e realizueshme.
40-vjeçari luajti lojën e tij të fundit me Romën në fund të sezonit në Serie A, por ka një ofertë që të vazhdojë te klubi si drejtor sportiv.
Gjithsesi, Totti mund të vazhdojë karrierën si futbollist dhe tani ka marrë ofertë nga klubi i J2 League.
“Jemi të interesuar dhe e kemi kontaktuar. Por nuk ka pasur progres sepse kërkon 3 milionë euro. Do të ishte ëndërr ta kishim në skuadër”, ka thënë presidenti i klubit japonez, Hanyu Hideaki, për mediat japoneze.