Francesco Totti ka folur për marrëdhënien speciale që ka pasur me Cassanon. Kapiteni legjendar i Romës ka thënë se Cassano është vëllai i tij pasi flinte në shtëpinë me prindërit e tij.
“Antonio është si një vëlla i vogël për mua. Ai erdhi te Roma prej meje, sepse tha se isha idhulli i tij. Juve e deshi, por ai zgjodhi Romën. Ai donte të luante me mua, ishte i dashuruar me futbollin tim. Antonio nuk kishte një fëmijëri e lehtë, kështu që, kur mbërriti në Romë, e çova në shtëpi me prindërit e mi. Në stërvitje i masakronte të gjithë, përjashto mua, Batistuta dhe Samuel. Zebina, Delvecchio, Tommasi, kur humbnin një pasim, ai iu thoshte: Ju jeni të lodhur, shkoni e punoni në farmaci. Kjo të bën të kuptosh se çfarë personaliteti kishte”, rrëfehet Totti.
“Ai ishte i ri dhe sfidonte hapur 30-vjeçarët. Është e vërtetë se gabonte me ashpërsinë e tillë, sepse gjithmonë duhet të respektosh bashkëlojtarët. Me Capellon u përplas miliona herë. Ata ndiqnin njëri-tjetrin në mes të fushës, gjatë stërvitjes. Unë kam parë skena të jashtëzakonshme, por Fabio e donte, sepse e dinte që kishte të bënte me një fenomen. Capello i donte lojtarët e mirë, me karakter. Dhe Cassano ishte i tillë”, përfundoi ish-futbollisti i AS Roma, Francesco Totti.