Londinezët e shohin portierin shqiptar si zëvendësues të Llorisit. Tottenham Hotspuri e ka gati ofertën për portierin shqiptar, Thomas Strakosha.
Sipas të përditshmes “The Sun”, londinezët e shohin Strakoshën si zëvendësues ideal për Hugo Llorrisin. Krerët e klubit anglez pritet të ofrojnë rreth 35 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e portierit shqiptar. 24-vjeçari po kalon formë fantastike te Lazio, duke qenë një ndër pikat më forta këtë edicion.