Shqetësimi i Maurizio Pochettinos për kapitenin e Tottenhamit Harry Kane, ka qenë vërtetë real, pasi sulmuesi ka pësuar një dëmtim që pritet ta mbajë rreth dy muaj jashtë fushave të blerta.
Futbollisti është dëmtuar në sfidën e fundjavës mes Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, ndërsa analizat kanë konfirmuar një këputje të ligamenteve në kaviljen e majtë dhe sipas mjekëve të klubit anglez, do të rinisë stërvitjen vetëm në fillim të marsit.
Ky është një lajm vërtetë i keq për Tottenhamin, pasi do të duhet të luajë pa kapitenin përveç ndeshjeve të Premier Leagues, edhe ndeshjen e kthimit të Carabao Cup, më 24 Janar kundër Chelseat, por edhe dy sfidat e Ligës së Kampionëve përballë Borussias së Dortmundit.