Klubi anglez, Tottenham Hotspur thuhet se ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen afatshkurtër të mesfushorit Dele Alli. Mesfushori anglez është duke rënë në hierarkinë e zgjedhjeve të trajnerit Jose Mourinho. Alli rrallë ka filluar ndeshjet në Ligës Premier si titullar, ndërsa koha më e shpeshtë ka ardhur nga ndeshjet e Ligës së Evropës.
Kjo situatë ka bërë që drejtuesit e klubit, por edhe vet lojtari të kërkojnë një zgjidhje. Sipas mediumit Football Insider, 24-vjeçari nuk është në shitje në afatin kalimtar të janarit. Sidoqoftë, kryetari i klubit Daniel Levy është i gatshëm të dëgjojë ofertat e huazimit, në varësi të situatës së dëmtimeve në klub. Alli mund të marrë një huazim afatshkurtër për t’i dhënë atij kohën e lojës deri në Euro 2020 dhe afatin e verës.