Tottenhami ka mposhtur konkurrencën e Arsenalit dhe Chelseat për shërbimet e qendërmbrojtësit Jerome Boateng, kanë njoftuar të martën mediumet gjermane.
Bëhet e ditur se Tottenhami është favorit për transferimin e Boatengut dhe pritet që muajin tjetër të bëhet gjithçka zyrtare.
Boateng te Tottenhami do të transferohet si futbollist i lirë pasi në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me Bayern Munichun. 32-vjeçari me Tottenhamin pritet të firmos kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Te Tottenhami po e shohin Boatengun si përforcim të duhur për mbrojtjen. Gjithashtu, Boateng do të rikthehet në Premier League pas një dekade pas në sezonin 2010/11 ka qenë pjesë e Manchester Cityt.
Këtë edicion, Boateng ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 32 ndeshje për Bayernin.