Tottenhami e shkarkon Pochettinon

Tottenham Hotspur e ka shkarkuar Mauricio Pochettinon nga posti i trajnerit pas rezultateve jo të mira që e pozicionojnë klubin në vend të 14-të në Ligën e Premier.

“Kemi hezituar shumë për ta bërë këtë ndryshim dhe nuk është një vendim që bordi e ka marrë me lehtësi e as me nxitim”.

“Fatkeqësisht rezultatet në kampionatin vendas në fund të sezonit të kaluar dhe në fillim të këtij sezoni, kanë qenë jashtëzakonisht zhgënjyese”, ka thënë kreu i klubit, Daniel Levy.

Spursat kanë arkëtuar vetëm 14 pikë nga 12-të ndeshje të zhvilluara këtë sezon, prandaj ka ardhur ky shkarkim.

Në ndërkohë, shumë klube kanë shprehur interesim për trajnerin, i cili në edicionin e kaluar e dërgoi Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve, ku pësoi nga Liverpooli.