Tottenham vendos çmimin për Harry Kane

E ardhmja e sulmuesit Harry Kane duket se do të jetë larg Tottenham, që ende nuk ka zgjedhur trajnerin për sezonin e ri. Gjithsesi, Spurs nuk kanë ndër mend ta lënë të largohet sulmuesin për një shumë dosido.

Sipas mediave britanike, çmimi që Tottenham ka vendosur për Harry Kane është 115 milionë euro, një shumë sa e lartë aq edhe e pranueshme për një sulmues që prej disa sezonesh nuk zbret nën 20 gola në Premier League (30 gola këtë kampionat).

Kontrata e Kane me skuadrën e Tottenham skadon verën e ardhshme, ndaj dhe klubi rrezikon ta humbasë me koston zero nëse nuk e shet këto muaj. Gjithsesi, kjo shumë mund të ulet në rast se ndonjë klub do të insistojë për të siguruar shërbimet e 30-vjeçarit.

Advertisements

Duket se Real Madrid është në “pole” për të marrë Harry Kane, pasi madrilenët kanë muaj që kërkojnë një sulmues. Gjithsesi, edhe Manchester United, PSG e Bayern Mynih janë interesuar për sulmuesin e kombëtares britanike, por tashmë këto pretendente do të mendohem mirë para kësaj shifre.