Bruno Fernandes është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mesfushori i Sporting Lisbonës bëri një sezon të shkëqlyer, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Konkurenca më e madhe për 24-vjecarin vjen nga Premier League, aty ku Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe së fundmi Tottenham kërkojnë të transferojnë mesfushorin.
Pikërisht finalistët e Champions League, Tottenham duket se së fundmi ka përgatitur një ofertë prej plotë 64 milionë paund për të transferuar lojtarin e kombëtares portugeze. Fernandes, i cili më parë ka luajtur me Udinesen dhe Sampdorian, kërkohet edhe nga Inter që është gati të ofrojë para dhe kartonin e Joao Marios për të bindur drejtuesit e Sportingut.