Tottenham i ka humbur tashmë shpresat për të mbajtur mbrojtësin belg Toby Alderweireld i cili është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk do të rinovojë. Në këtë mënyrë drejtuesit kanë nisur të kërkojnë pasuesin e tij dhe kanë shënjestruar të riun Ben Godfrey që po impresionon si titullar te Norwich këtë sezon ashtu si vitin e kaluar. 21-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2023 me klubin dhe vlera e tij është afro 10 milionë paund dhe për të shmangur rritjen e konkurencës, Spurs-at duan ta mbyllin blerjen e tij që në merkaton e dimrit.