Tottenham është vënë në gjurmët e portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. “Calciomercato” shkruan se portieri shihet si zëvendësues ideal i kapitenit Hugo Lloris. Megjithatë, Lazio nuk dëshiron që të humbasë shërbimet e tij, prandaj mund t’i ofrojë Strakoshës një kontratë të re.
Aktualisht, kontrata e portierit shqiptar me italianët përfundon në vitin 2022. Kjo nuk është hera e parë që një skuadër angleze interesohet për Strakoshën, pasi verën e kaluar Liverpool u mundua t’ia rrëmbente Lazios gardianin e portës. Megjithatë, kjo lëvizje dështoi pasi të kuqtë morën brazilianin Alisson.