Tottenham i ofron kontratë të re Sonit

18

Tottenham do të shpërblejë Son Heung-min me një kontratë të re pas fillimit të tij mahnitës në sezonin e ri. Futbollisti nga Koreja e Jugut ka shënuar tetë gola dhe ka krijuar katër asistime në shtatë ndeshjet e para të sezonit dhe  Daily Mail raporton se londinezët dëshirojnë të ofrojnë një marrëveshje të re të madhe me vlerë £ 150,000 në javë. Kontrata aktuale e Son skadon në fund të sezonit 2022-23.