Tottenham mendon për të ardhmen dhe për të përforcuar skuadrën, me shpresën që edhe sezonin tjetër të luajë në Champions League. Sipas “Daily Mirror”, skuadra londineze është ende në kërkim të një sulmuesi, që do të jetë zëvendësuesi i Harry Kane. Dhe trajneri Mauricio Pochettino ka vendosur të sjellë në ekip 30-vjeçarin e Liverpool, Daniel Sturridge.