Tottenhami u mposht nga Ajaxi mbrëmjen e të martës në Ligën e Kampionëve, por pas takimit ka përfituar për të bërë ofertën për njërin prej talenteve të skuadrës holandeze.
Bëhet fjalë për sulmuesin anësor Ziyech, i cili dha asistin e golit të fitores dhe bindi Pocchetinon, ndërsa “Spurs”-at kanë ofruar 40 milionë euro për kartonin e tij.
Marokeni është një nga talentet e shumtë që po udhëheqin Ajaxin drejt një suksesi të jashtëzakonshëm, ndërsa për të në Londër kishte udhëtuar edhe drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio.