Juventusi vazhdon të jetë e impenjuar në të gjitha kompeticionet, Serie A dhe Kupën e Italisë, ndërsa në Ligën e kampionëve duhet të përballet akoma me Totenhemin, për një vend në çerekfinalen e kompeticionit më elitar në kontinent, pas barazimit 2-2 në shtëpinë e bardhezinjve në takimin e parë. Në këtë përballje gjithçka është e hapur, pavarësisht se skuadra angleze e sheh vetën në epërsi pas shënimit të dy golave në ndeshjen e parë dhe me një barazim eventual 1-1, do ta sheh vetën në çerekfinale, derisa “zonja e vjetër” duhet të fitojë në “Wembley” ose të arrin një barazim 3-3 ose më lart në rast se dëshiron të plasohet në çerekfinale.
Ndryshe, për këtë sfidë trajneri Masimilano Alegri po ballafaqohet me probleme. Në fakt Gonzalo Higuain pritet të jetë në skuadrën e Juventusit, por Mario Manxhukiç mbetet në dyshim. Higuain nuk luajti ndaj Lacios për shkak të shtrembërimit të kyçit të këmbës, por ai ka kaluar nëpër seancën e plotë të trajnimit të së hënës me shokët e tjerë të skuadrës, kurse sulmuesi kroat është trajnuar veçmas nga pjesa tjetër e ekipit dhe është një dyshim i vërtetë për ndeshjen sotme.
Në anën tjetër Paulo Dybala sigurisht kthehet pas dy muajsh nga një dëmtim i rëndë, pasi ai luajti 90-të minuta kundër Lacios të shtunën në mbrëmje dhe shënoi golin fitues të këtij takimi. Nëse Higuain dhe Manxhukiç nuk janë gati të fillojnë, atëherë Juventusi pritet të përdorë një formacion 4-3-3 kundër Totenhemit me Daglas Kosta dhe Aleks Sandro në krahët e sulmin, pranë Dybalas si ‘9-sh’ fals. Ndërkohë, trajneri i Totenhemit deklaroi se gjithçka është e hapur, pavarësisht se djemtë e tij arritën të barazojnë shifrat, madje duke shënuar dy gola në fushën kundërshtare. “Jam krenar që arritëm të dominojmë në Torino, por me rezultatin 2-2 asgjë nuk është vendosur ende”, tha Poketino.
Në përballjen tjetër, Porto vihet përballë Liverpulit, një një “mision të pamundur” pas disfatës prej 4-0 në ndeshjen e parë në Portugali. Portos do t’i duhet pesë ose më shumë gola në rast se dëshiron të kualifikohet mëtutje. Për këtë sfidë trajneri i Liverpulit Jurgen Klop nuk ka ndërmend të lërë pushim asnjë nga tre sulmuesit Mane, Salah të cilët kanë shënuar së bashku 21 gola në këtë edicion të Ligës së kampionëve. Cekim, Liverpuli është një nga tre skuadrat që nuk e ka provuar shijen e humbjes në këtë edicion të “Champions League”, ashtu si Totenhemi dhe Barcelona.