Cenk Tosun nuk është përshtatur me futbollin anglez dhe pritet të rikthehet në Turqi, konkretisht te Besiktasi, aty ku shpërtheu. Sulmuesi turk, i blerë për 25 milionë euro verën e kaluar nga Evertoni, është parë së fundmi në Stamboll, duke ndjekur një ndeshje të Besiktasit, çka ka shtuar zërat për rikthimin e tij, edhe pse pengesat janë të shumta. Evertoni kërkon të rikuperojë paratë e shpenzuara për 27-vjeçarin dhe do të lejonte largimin e tij vetëm në huazim me të drejtë blerjeje 20 milionë euro nga Besiktasi.