Shkup, 25 shkurt – Përplasje e ashpër midis LSDM-së dhe VMRO-së në emisionin “Programi 200” që do të transmetohet sonte në orën 22:00 në Alsat. Pançe Toshkovski nga VMRO-DPMNE tha se pagoi çmimin për drejtësinë, ndërsa qytetarët e Maqedonisë për këtë do ta dënojnë LSDM-në për këtë gjyqësor korruptuese, të paligjshme.
Dua që opinioni i Maqedonisë ta ketë të qartë se VMRO DPMNE është në opozitë tre vite. Ajo që ka ndodhur para vitit 2016, VMRO DPMNE në zgjedhjet e vitit 2016 e pagoi çmimin për këtë. Qytetarët e Maqedonisë, shqiptarët, turqit dhe të tjerët që jetojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë janë popull i zgjuar, nuk gabojnë kur marrin vendim, sidomos jo në zgjedhje demokratike. Shpresojmë që edhe këta do të jenë ashtu. Do ta dënojnë LSDM-në për këtë gjyqësor korruptues, të paligjshme që nga gjykata “Swarovski” kaloi në “Louis Vuitton” do ta harrojnë, do ta dënojnë LSDM-në, do t’i harrojnë këto gjëra të paligjshme të paskrupullta që ndodhën këtë periudhë, por më pas do të shohin përgjegjësi- tha Pançe Toshkovski nga VMRO-DPMNE.(koha.mk)