Prapa shkëlqimit dhe luksit të pallateve mbretërore qëndrojnë mjaft akuza për tortura, abuzime dhe burgosje. Sipas mediave të huaja, kjo situatë detyron edhe gratë e familjeve mbretërore që të largohen nga Arabia Saudite. Rasti i fundit ishte ai i Princeshës Haya, e cila braktisi sundimtarin e Dubait dhe u largua bashkë me dy fëmijët e saj drejt Londrës. Largimi i princeshës ishte një njollë e zezë për shoqërinë patriarkale të Dubait dhe imazhin e sheikut Mohammed. Më herët, princesha Latifa tentoi të largohej nga pallati, pasi sipas saj keqtrajtohej nga familja. Ajo u përpoq të shpëtonte kur ishte 16 vjeçe, por u kthye në pallat me urdhër të babait të saj. Pas incidentit, ajo pretendoi se ishte ndaluar, torturuar, abuzuar dhe mbajtur në burg vetëm për më shumë se tre vjet. Ndërsa, në vitin 2018 ajo përpoq sërish të ikte, por plani i saj dështoi. Ajo kishte ndarë një video duke folur për jetën e saj, mungesën e lirisë dhe torturave, të cilave iu nënshtrua kur autoritetet e kapën duke ikur gjatë përpjekjes së parë. “Më thanë që babai ka urdhëruar që të të rrahim derisa të vrasim”, ka rrëfyer Latifa. Ajo gjithashtu foli për motrën e saj të vjetër Princesha Shamsa, e cila gjithashtu thuhet se u përpoq të shpëtonte, por u kap dhe u kthye në Emiratet e Bashkuara Arabe. Princesha Shamsa ishte e para që u arratis nga familja e saj.