Seanca e sotme për rastin “Tortura” është anuluar për shkak se i pandehuri Metush Shabani nuk u paraqit në sallën e gjyqit. Avokati i tij shpjegoi se Shabani ka probleme shëndetësore.
Në seancë nuk u paraqitën as dëshmitarët Orce Kamçev, gazetarja Olivera Trajkovska dhe ish- zëdhënësi, Ivo Koteski.
Gjyqtarja Aleksandra Risteska theksoi se, Kamçev ka pranuar thirrjen gjyqësore, ndërsa Trajkovska dhe Koteski nuk kanë pasur thirrje.
Prokurori Ljubomir Lape kërkoi që seancën e ardhshme, dëshmitari Kamçev të sillet me forcë në gjykatë, respektivisht me polici. Gjyqtari Ristoska bëri të ditur se se do të informon stacionin policor për këtë vendim si dhe la mundësinë që Kamçev të arsyeton mungesën e sotme.
Në rastin “Torturë”, njëri prej të akuzuarve është edhe ish-drejtori i DSK-së, Saso Mijallkov, për arrestimin e Ljube Boshkoskit në vitin 2011.