Mbrojtësi i majtë i Skënderbeut, Gledi Mici, ka festuar ditën e djeshme 26-vjetorin e tij të lindjes. Futbollisti vlonjat ka postuar në profilin e tij në Instagram edhe një foto të tortës që ka marrë si urim për ditëlindje. Klubi i Skënderbeut e ka uruar Micin me një postim në faqen zyrtare në Facebook.
“Sot, Gledi Mici përveç fitores ndaj Korabit feston edhe 26-vjetorin e tij të lindjes. E gjithë familja bardhekuqe i uron Gledit shumë suksese, shëndet, mbarësi dhe sigurisht një medalje kampioni në fund të sezonit!”, shkruan urimi i korçarëve.