Juventusi humb betejën me Manchester Cityn për Ferran Torres. Sipas Marcas, anësori i Valencias do të transferohet te Citizens për 25 milionë euro plus 12 milionë bonuse, pasi të dy klubet kanë arritur marrëveshjen në çdo detaj. Shuma që nënkampionët e Anglisë do të paguajmë për talentit spanjoll të datëlindjes 2000 është inferiore krahasuar me vlerën që ai ka në të vërtetë, por klubi spanjoll ka qenë i detyruar ta pranojë ofertën, pasi Torres nuk ka pranuar të rinovojë kontratën dhe pas një viti do të largohej me parametër zero. Pep Guardiola i ka premtuar një rol kyç bashkatdhetarit të tij te Manchester City, ndaj dhe Torres kërkoi me ngulm që të transferohej në Premier League. Për këtë lojtar interesoheshin konkretisht, përveç Juventusit, edhe Borussia e Dortmundit e Manchester United.