Lucas Torreira mund të mos e ketë dëshirën për t’u huazuar te Boca Juniors, pranon babai i mesfushorit të Arsenalit.
Por, sipas babait të uruguaianit, Ricardo, Torreira mund të transferohet në Italia apo Francë.
“Kalimi i Lucas në Boca do të jetë mjaft i vështirë, pasi nuk ka asnjë lëvizje në atë drejtim. Nuk e di nëse Boca është në gjendje për të përballuar kërkesat e huazimit nga Arsenali.
Nuk e di. Me siguri, nuk e di se Lucas do të luaj për Arsenalin këtë vit. Nëse nuk është Boca, fati i tij do të jetë në Itali apo Francë”, ka thënë Ricardo për “Show de Boca”.