Lucas Torreira ishte njëri nga lojtarët që e ka përjetuar më keq humbjen në finalen e Ligës së Evropës nga Chelsea. Arsenali u mposht me rezultat të thellë 4-1 nga Chelsea në finalen e madhe të Ligës së Evropës. Kjo humbje ka dhembur shumë tek Topçinjtë shkaku i rrjedhës së lojës, pasi pjesa e para ishte e barabartë në të gjitha aspektet.
Njëri që e përjetoi më keq këtë turpërim padyshim se ishte mesfushori uruguaian, Torreira. Reprezentuesi uruguaian u zëvendësua në minutën e 66-të të ndeshjes dhe në momentin që u largua u pa shumë u thyer duke vajtuar.
Vajtimi i Torreiras nuk u ndal as në bankën rezervë dhe këtë e tregojnë më së miri imazhet. Vuajtja e tij u pa edhe gjatë ndarjes së medaljeve për të dyja skuadrat.
https://twitter.com/i/status/1133832379443896325
https://twitter.com/i/status/1133831852224000001