Legjenda e rokut Grupi Elita 5 nga Tetova, sot ka lansuar këngën dhe video kripin më të ri me titull “Tornado”. Me një ritëm të përzier, rok dhe pop por edhe verore, shkruan Koha.
Vetëm pak kohë më parë në rrjete ka qarkulluar një video enigmatike, ku grupi Elita 5 ishin filmuar sipër një kamioni të kthyer në skenë në pjesën e Unazës së re të Tiranës, pikërisht në zonën e Kopshtit Botanik.
Tashmë u zbardh e vërteta. Gjithçka ishte e organizuar për filmimet e kripit të ri “Tornado”.