Pas surprizës së sezonit të kaluar, lufta për Topin e Artë të ardhshëm është bërë akoma më interesante. Luka Modric e ka fituar trofeun në 2018-ën, por edhe në këtë sezon mund të mos mungojnë surprizat.
Nëse Messi dhe Cristiano Ronaldo duket se janë kandidattë kryesorë, nuk duhen nënvlerësuar disa lojtarë të tjerë. Veçanërisht ata të Liverpool-it kampion i Europës.
Nuk po flasim vetëm për Mane ose Salah. Në fakt, siç ka bërë të ditur ESPN UK në Instagram, qendërmbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, shihet si favorit për të fituar çmimin prestigjioz. Pas tij renditen Messi, Ronaldo dhe dy shokët e skuadrës.
Kjo garë mund të përcaktohet nga ndeshjet e kombëtareve. Holandezi do të luajë në finalen e Nations League kundër Portugalisë së CR7, ndërsa Messi do të jetë protagonist me Argjentinën në Kupën e Amerikës.