Shkup, 23 shtator – Biroll Topçiu nuk do të jetë më trajner i KF Gostivari, pasi i njëjti ka vendosur të jep dorëheqje, të cilën më pas e ka pranuar edhe vetë klubi gostivaras, njofton gazeta Koha.mk. Lajmin gjithashtu e kanë konfirmuar edhe nga KF Gostivari nëpërmjet një komunikate në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
“Gostivari falënderon Birol Topçiun për kontributin dhe profesionalizimin që ka dhënë për klubin. Ne respektojmë vendimin e tij për të dhënë dorëheqje me vet dëshirë nga posti i trajnerit. I dëshirojmë shëndet dhe suksese në karrierën e tij si trajner”, thuhet në komunikatën e KF Gostivari, përcjellë gazeta Koha.mk.
Kujtojmë, Topçiu te KF Gostivari kishte zëvendësuar Ergjan Mengën, ndërsa para se të vjen në Gostivar, ka qenë trajner i KF Genç Kalemler. Këtë sezon, KF Gostivari pas katër xhirove, nuk ka pësuar disfatë, duke vërtetuar kështu rolin e favorit për plasman në Ligën e parë.
Ndërkohë, nga klubi njoftuan se deri në caktimin e trajnerit të ri, ekipin do ta udhëheq Afet Ibrahimi, i cili deri më tani ka qenë zëvendës trajner. (koha.mk)