Shkup, 23 tetor – Enti shtetëror për statistikë kumtoi se në korrik neto paga është rritur për 2.8%, përkatësisht rroga mesatare ka qenë 22.912 denarë, njofton Koha.mk. Por ka shumë profesione ku rrogat janë më të ulëta se rroga mesatare.
Këto janë top 5 profesionet në Maqedoni që marrin paga më të ulëta sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë.
- Prodhimi i lëkurës 12.720 denarë
- Prodhim i veshmbathjeve 13.452 denarë
- Peshkim dhe akuakulturë 13,526 denarë
- Shërbime të lidhura me mirëmbajtjen e ndërtesave dhe mjedisit jetësor 14.032 denarë
- Prodhim i mobiljeve 14,168 denarë