Zagreb, 2 qershor – Eurodeputeti kroat Tonino Picula është emëruar raportues i përhershëm i PE-së për marrëdhëniet me SHBA-në, transmeton Hina. Picula, në emër të Parlamentit Evropian, do t’i mbulojë të gjitha temat në lidhje me marrëdhëniet BE-SHBA, dhe do të përfaqësohet nga Komiteti i Çështjeve të Jashtme të PE (AFET) dhe grupi i tij parlamentar i socialistëve dhe demokratëve.
Ndër temat me përparësi që Picula do t’i trajtojë do të jetë barazia e qytetarëve të të gjitha vendeve anëtare të BE-së në marrëdhëniet me SHBA, si dhe heqja e taksave të dyfishta, kumtoi zyra e tij.
Picula deklaroi se me këtë emërim, atij i është shprehur besim i madh pasi marrëdhëniet me SHBA janë një nga çështjet më të rëndësishme evropiane në këtë mandat të PE-së.
“Duke parë momentin, vala e protestave të justifikuara kundër dhunës raciste që ka kapluar SHBA-në që nga java e kaluar, brutaliteti i policisë kundër protestuesve dhe mediave, që kërcënojnë standardet demokratike në atë vend, dëshmojnë se marrëdhëniet me këtë vend duhet të afrohen me kujdes të duhur, veçanërisht kur vetë BE-ja po lufton forcat antidemokratike tek disa prej anëtarëve të saj”, tha Picula.