Blerja e shkëlqyeshme verore e Milanit mban emrin e Sandro Tonali, i cili ndër shumë oferta ka zgjedhur të veshë fanellën kuqezi. Mesfushori i ri italian tashmë ka bërë debutimin me “Djallin”, pas sezonit të fundit të shkëlqyer, të luajtur me Brescia.
Për mikrofonat e DAZN, talenti i kombëtares italiane komentoi situatën delikate në lidhje me lojtarët pozitive, pra me koronavirus, në Serie A: “Ne po e përjetojmë pandeminë me të gjitha masat e nevojshme, po i respektojmë rregullat. Fokusi është gjithmonë tek ndeshja që do të vijë, duke qenë pjesë e këtij grupi, i cili rilindi pas muajve të fundit, kur ka luajtur me të vërtetë mire. Të jem pjesë e Milanit është vërtet bukur”, u shpreh Tonalo.
Tani është koha të kthehet në Evropë, bashkë me Milanin që luan një pjesë të sezonit në “play off”-in kundër Rio Ave: “Ne kemi nevojë për entuziazëm. Duhet të luajmë fort, sepse është ndeshja vendimtare për hyrjen në grupet e ‘Europa League’. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, duhet të fitojmë. Kjo është e vetmja gjë që na intereson”, shtoi më tej ai. Tonali nuk kishte dyshime në merkato mbi zgjedhjen e klubit të tij të ri.
“Nëse skuadrat e tjera ishin afër, unë nuk e di sepse vendosa të mos lajmërohem për asgjë. Lashë agjentin tim të punonte. Kur arriti një propozim me të vërtetë konkret, si ai i Milanit, menaxheri më lajmëroi dhe unë ndërhyra. U desh një minutë, një shkëmbim fjalësh dhe ne të gjithë tashmë ishim kuptuar. Ishte një gjë fantastike, kur u sigurova se do të vija te Milani”, pranon Tonali.
Talenti i ri, gjithashtu, zbulon sfondin e telefonatës me Gattuso. “Ishte thjesht një telefonatë për t’i kërkuar atij numrin 8, por ishte rasti i duhur për ta njoftuar se do të bëhesha lojtar i Milanit. Gjëja e parë që më tha ishte ta meritoja fanellën e tij të vjetër, si brenda dhe jashtë fushës. Për në fushë, ai më tha të luaja dhe gjithmonë të jepja gjithçka, atë që bëri edhe vetë”, tregon Tonali.
Ndikimi në “Milanello” ishte gjithashtu pozitiv, duke evidentuar takimin e parë me një monument si Zlatan Ibrahimovic. “Ai ishte menjëherë pranë meje, në shumë moment. A është Kessié, lideri i dhomës së zhveshjes? Ai është një personazh, është shumë i mirë, mbase është drejtuesi i dhomës së zhveshjes, por nuk e kam parë kurrë kështu. Ai është një person i shkëlqyeshëm, shumë i mirë, lojtar i forte. Ka gjithçka për t’u bërë një lider i shkëlqyeshëm”.
Në mesfushën e kuqezinjve, Tonali do të duhet të luftojë ende për pozicion titullari. “Unë gjithmonë duhet të jap maksimumin, pastaj do të mbërrijnë momentet e aktivizimit. Ne jemi katër mesfushorë dhe gjithmonë punojmë mirë, përgatitemi për ndeshjen e radhës. Gjithmonë e provojmë veten gjatë javës”, përfundoi Tonali.