Anëtarët e Këshillit të Gjykatës Supreme në Maqedoni vendosën se ish pjesëtari i UÇK’së Tomorr Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi.
“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30 2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Pe*nal i Sektorit për kr*im të organizuar dhe korr*upsion në Gjykatën Pen*ale Shkup KIOK’KS.nr 252 19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Supremes.
Një mendim të tillë parimor juridik më 7 gusht e dha edhe Gjykata Themelore e Shkupit, të cilët pasi e rishikuan dokumentacionin e plotë të kërkesës serbe për ekstradim, sollën vendim se nuk përmbushen kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës. Këtë vendim Themelorja e solli duke e vlerësuar po ashtu edhe praktikën e deritanishme gjyqësore dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Më 24 korrik policia e Maqedonisë së Veriut e arr*estoi Morinën në pikë kalimin kufitar Bllacë. Arre*stimi u bë pasi që me kërkesë të Serbisë, INTERPOL i kishte lëshuar fletë ar*rest për ish usht*arib e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Serbia e aku*zon Morinën për kri*me ndaj civilëve në luf*tën e viteve 1998-1999 në Kosovë.