Fikayo Tomori është praktikisht lojtar i Milanit. Mbrojtësi anglo-kanadez është gati të veshë fanellën kuqezi. Mbeten për t’u vendosur disa procedura burokratike, por marrëveshja është arritur. Chelsea do të marrë një milion euro për huazimin, ndërsa shuma që duhet të paguajë Milani për kartonin e futbollistit në fund të sezonit është vendosur për shifrën 20 milionë euro.
Nëse nuk shfaqen të papritura mes tamponëve dhe ekzaminimeve mjekësore, Tomori mund të jetë në dispozicion të Stefano Piolit për ndeshjen e madhe të së shtunës (18:00), kundër Atalantës. Pioli fiton kështu përforcimin e tretë në merkato, pas Meité dhe Mandzukicit.