Shkup, 21 janar – Mendoj se ka hapësirë për përmirësimin e ligjit për gjuhët, sepse bëhet fjalë për tekst shumë të komplikuar, si në përmbajtje ashtu edhe në pasojat. Nga ana tjetër, të jem krejt i sinqertë, do ju them se ka hapësirë për përmirësim në vetë tekstin dhe kjo është e mundur sepse bëhet fjalë për bisedime, ky është proces që ende nuk ka përfunduar dhe nuk do doja të prononcohem, thotë ambasadori francez Kristijan Timonie në intervistën javore të Radio Evropës së Lirë.
Sipas ambasadorit francez, kjo nuk duhet të jetë shkak për ndarje ndëretnike. Kam vërejtur se edhe krahas kritikave vullneti për të jetuar së bashku dhe të përparohet drejt BE-së janë shumë më përpara nga ky ligj i cili, thotë, është shumë i ndërlikuar dhe me siguri ka rëndësi të madhe simbolike për komunitetin shqiptar dhe do duhet të merret parasysh.
Lidhur me kontestit me emrin me Greqinë, Timonie thekson se të gjithë me interes e ndjekin “tymin e bardhë i cili del, si kur zgjidhet papa” dhe se bëhet fjalë për një proces të gjatë, të hapur 25 vjet, që nuk mund të zgjidhet për dy ditë.
Ambasadori i Francës përgjigjet edhe në pyetjen për opozitën dhe bojkotin e saj në Kuvend dhe konsideron se VMRO-DPMNE shkruan faqe të re me zgjedhjen e udhëheqësisë së re. Te kryetari i ri me të cilin pata takim vërejta se u jep prioritet të veçantë integrimeve euroatlantike