Pragë, 16 tetor – Presidenti çek Millosh Zeman sot e emëroi socialdemokratin Tomash Petriçek për ministër të ri të Punëve të Jashtme të Çekisë.
Funksionin ministër i Punëve të Jashtme nga qershori përkohësisht e ka kryer lideri i Partisë Socialdemokrate të Çekisë (ÇSSD), Jan Hamaçek, pasi që shefi i shtetit refuzoi që në atë vend ta emërojë eurodeputetin Mirosllav Pohe.
Zeman e akuzoi Pohenin se “është i dhënë” drejt pranimit të emigrantëve në territorin e Çekisë.
Opozita e kritikoi emërimin e Petriçek me justifikimin se ai nuk ka mjaft përvojë politike.