Beograd, 11 korrik – Ambasadori gjerman në Serbi, Tomas Shib sot shfaqi shpresë se së shpejti do të mësohet data e fillimit të procesit negociues për anëtarësim midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton Koha.mk
“Për shkak të harmonizimit intensiv, midis pjesës së mbetur dhe në Gjermani, sjellja e vendimit për datën për fillimin e negociatave është prolonguar deri në tetor. Gjermania e përshëndet arritjen e madhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë,të cilët pas aq kohe arritën të arrijnë marrëveshje dhe ta zgjidhin çështjen për emrin e Maqedonisë së Veriut dhe prandaj shpresojmë se vendi shumë shpejtë do t’i fillojë negociatat”, ka thënë Shib.
Ambasadori gjerman, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, deklaroi se qëndrimi i Berlinit është se pranimi i anëtarëve të rinj dhe reformat në BE janë dy procese të ndara që duhet të zhvillohen paralelisht.
“Reformat e brendshme në BE do të ndodhin derisa ajo të ekzistojë, me qëllim që ajo të përmirësohet dhe të adaptohet në kushte të reja. ky është proces i vazhdueshëm, i cili nuk e pengon pranimin e anëtarëve të rinj, nën kushte që vendet kandidate t’i plotësojnë të gjitha kushtet.Serbia zbaton reforma të vështira që do të zgjasin, ndërsa BE-ja zbaton reforma të saja dhe në një moment Serbia do të inkuadrohet drejt BE-së. Këto janë procese të cilat zhvillohen njëkohësisht, e jo sipas tjetrit”, theksoi ambasadori gjerman.
Lidhur me përvjetorin e masakrës në Srebrenicë, Shib deklaroi se qëndrimi i Gjermanisë dhe anëtarëve të tjerë të BE-së është se në Srebrenicë në vitin 1995 është kryer gjenocid, duke theksuat se pret edhe Serbia të ndërmarrë një qëndrim të tillë.
Duke folur për Kosovën, Shib vlerësoi se taksat nga ana e Kosovës për importin e prodhimeve serbe janë pengesa kryesore për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe se nuk e din kur negociatat do të mund të vazhdojnë.
Si një prej temave më të rëndësishme në procesin e inkuadrimit të Beogradit në BE, ambasadori gjerman e theksoi çështjen për lirinë e mediumeve në Serbi. (koha.mk)