Basketbollisti Isaiah Tomas, blerja “big” e skuadrës së Klivlend Kavalirs është i dëmtuar në bel dhe rrezikon të mos luajë asnjë ndeshje këtë vit. Mediat amerikane thonë se lojtari që erdhi nga Boston Seltik, duke ndërruar vendin me Kyrie Irving, ka një dëmtim të rëndë, të cilin e ka mbajtur të fshehur. Tomas nuk pritet të jetë në fushë para janarit, madje ai mund të jetë në dispozicion të skuadrës vetëm pas ndeshjes së “All Star Game”. “Nuk jam dëmtuar rëndë, – tha Tomas, – dhe karriera ime nuk është aspak në rrezik. Do të rikthehem lojtari i dikurshëm. Operacioni nuk ka qenë asnjëherë opsioni kryesor. E pranoj që jam dëmtuar, por nga maji kam bërë shumë progres”, u shpreh Isaiah Tomas, por pa bërë me dije një datë të saktë se kur do të rikthehet në fushë. Për një moment u dyshua se transferimi i tij nga Boston te Klivlend do të anulohej, por gjithçka vazhdoi sipas planit.