Tom Henks do ta udhëheqë programin solemn në inaugurimin e Bajdenit

2

Uashington, 13 janar – Aktori, Tom Henks do të jetë nikoqir i programit solemn më 20 janar, në ditën e inaugurimit të Xho Bajdenit, publikuan organizatorët e kësaj ngjarje.

Në emisionin special, i cili do të zgjasë 90 minuta dhe do të quhet “E celebrojmë Amerikën”, do të marrin pjesë edhe disa personalitete të tjera në SHBA siç janë Xhon Bon Xhovi, Demi Lovato, Xhastin Timberlejk dhe Ent Klemons.

Bajden dhe nënkryetarja Kamalla Haris do të japin betimin solemn atë ditë dhe të mbajnë fjalim hyrës në ceremoni.

Programi do të transmetohet në Si-Bi-Es, Ej-Bi-Si, Si-En-En, En-Bi-Si, MSNBC dhe do të transmetohet në Jutjub, Fejsbuk, Tuiter dhe disa platforma të tjera onlajn.