Shkup, 6 shtator – Fillimi me tre ditë me vonë se sa një shtatori i vitit të ri shkollor, nuk ka mjaftuar për të amortizuar problemin e furnizimit të shkollave me kompletet e nevojshme të librave, shkruan gazeta KOHA. Tollovia me tekstet shkollore vazhdon edhe në vitin 2017/2018, i cili ashtu si vitet e kaluara filloi duke i gjetur të papërgatitura institucionet në këtë drejtim. Drejtues të shumë shkollave vërejnë se furnizimi i shkollave me libra duhet të bëhet disa javë para fillimit të vitit, dhe të mos lihen gjërat për në minutë të fundit. Mirëpo, edhe kur shkollave ju dërguan kompletet e librave në muajin gusht, përsëri nuk është arrit që të shmanget problemi i mungesës së shumë teksteve shkollore. Në javën e parë shkollat janë më tepër pa libra se sa me… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)