Tolaj i ftuar në tryezën e rrumbullakët “Kënga për fëmijë arritje dhe sfida” në Shkodër

30

Ka filluar edicioni i 59 – të i këngës për fëmijë në Shkodër. Ky festival është më i vjetri ndër festivalet shqiptare ku autorët më të mirë dërgojnë këngët e tyre që interpretohen “live” nga fëmijët më të talentuar të viseve shqiptare. Drejtori Shkodran Tolaj është pjesëmarrës i rregullt në festival ku çdo vit është shpërblyer si kompozitor. Kështu me këngën “Rrokoko” në vitin 2015 mori çmim të dytë, “Gjyzllykët e gjyshit” në vitin 2019 mori çmim të dytë, “Buzëqesh” në vitin 2020 mori çmim të tretë. Sivjet merr has pjesë me këngën “Gjyshi dhe sharkija” interpretuar nga djali gostivaras Lis Demiri i cili është në garë natën e sontme. Gjatë paradites u mbajt tryeza e rrumbullakët “Kënga për fëmijë – arritje dhe sfida” me prezencë të shumë emrave ndër ta Edmon Zhulali, Alferd Kaçinari, Jetmir Mehmeti, Osman Mula, Shpëtim Saraçi etj. Prezent ishte drejtori i festivalit Kujtim Alija – mjeshtë i madh i cili falemnderoi të gjithë autorët për kontributin e tyre ndër vite duke përmendur edhe këngë që do të mbeten pjesë e vlefshme e fonotekës së muzikës për fëmijë si këngët më të bukura ndër to “Rrokoko” nga Shkodran Tolaj, “Veza apo pula” nga Edmond Zhulali, “ Pëllumbin përshëndes” nga Alfred Kaçinari, “ Ditari” i Jetmir Mehmetit etj. Drejtori Tolaj propozoi që festivali i Shkodrës në edicionin e dekadës së gjashtë të merr karakter shetitës në qytetet shqiptare. Ndryshe kjo tryezë shërbeu për këmbimin e ideve në mes kompozitorëve shqiptarë të këngëve për fëmijë si pjesa më delikate e artit muzikor.