Tokio, 27 shkurt – Foshnja e lindur me vetëm 268 gramë, pas disa muajsh doli nga spitali në Tokio me peshë prej 3.2 kilogramë, pwrcjellw gazeta KOHA.
Ai është foshnja më e vogël mashkull i lindur në botë i cili ka mbijetuar.
“Jam falënderuese që u rrit aq i madh, për shkak se sinqerisht, nuk isha e sigurt se do të mbijetojë”, thotë nëna e djalit.
Sipas dokumentit të Universitetit në Ajova, deri në këtë rast, foshnja më e vogël mashkull që ka mbijetuar ishte lindur në Gjermani në vitin 2009 me vetëm 274 gramë.
Pesha më e vogël e foshnjës femër është 252 gramë dhe është lindur në vitin 2015 në Gjermani.(koha.mk)