Fjala është për Cape Breton. Një ishull i vogël i lokalizuar në lindje të Nova Scotia, Kanada. Aty e keni një supemarket, një furrë buke dhe një dyqan, që është e gjitha nga kjo copë parajse e fshehur, e që po shpreson të zgjerohet. Në fakt, ata kanë gjithçka iu duhet përveç njerëzve. Ky ishull i mrekullueshëm, me natyrën e tij unike dhe ambientin ekologjikisht shumë të pastër, ka shumë për të ofruar; vende interesante, ambiente fëmijësh, kisha dhe natyrë fenomenale. Popullsia e qytetit është afro 150 mijë banorë, por gradualisht në rënie. Në këto kushte, dhe në mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, pronarët e bizneseve, përmes faqes në Facebook (© facebook/ FarmersDaughterCountryMarket), postuan një lajmërim. Kushdo që ka dëshirë të shpërngulet në këtë vend, do t’i sigurohet një punë dhe një sipërfaqe toke. Fjala është për fermerë që edhe ndonjë nivel të gjuhës angleze. Gjithsesi, është e rëndësishme të kuptohet se punëtorët e huaj nuk mund të aplikojnë për një punë direkt, derisa Cape Breton nuk është i kualifikuar për Programin e Punëtorëve të Jashtëm. Por ekzistojnë mundësi tjera. Qyteti mund të pranojë vetëm njerëz të cilët janë të autorizuar ligjërisht për të punuar në Kanada. Megjithatë, ne nuk keni pse nxitoheni për të hequr dorë! Sipas ligjit kanadez, ju duhen vetëm 2 dokumente për të përfituar një punë në Kanada: një ftesë nga një punëdhënës kanadez, e miratuar nga Ministria e Punës dhe Zhvillimit Social, e Kanadasë, dhe një leje pune e cila lëshohet pas marrjes së një vize të përkohshme.