Rrëfim dhe kinematografi e jashtëzakonshme me të cilën rrëfehet një bashkësi e cila jeton në margjinat e shoqërisë dhe rritet në portret magjepsës të një grua të jashtëzakonshme… Kjo është një nga përshtypjet në shumicën e recensioneve botërore që “Toka e Mjaltit” i mori gjatë vitit të kaluar 2019. Ky vit hyri në historinë e kinematografisë sonë si filmi i parë maqedonas me nominime për Oskar në dy kategori.
Dokumentari i regjisorëve Tamara Kotevska dhe Lubomir Stefanov dhe i gjithë ekipit të krijuesve është në garë për dokumentarin më të mirë dhe për filmin më të mirë internacional në ndarjen solemne të çmimit më të njohur të filmit, që do të mbahet më 9 shkurt në Los Anxhelos.
“Jemi të lumtur se kritikët e huaj dhe anëtarët e Akademisë e njohën britmën e planetit, e cila rrëqeth midis kornizave të filmit. E zbuluan madhësinë e njeriut, përmes madhësisë së individit. U lëkundën bindjet se gëzimi fshihet në posedimin. Edhe njëherë, falënderim i pafund deri te anëtarët e Akademisë të cilët filmin e quajtën – material meritor për çmimin Oskar. Ky nuk është vetëm sukses me përmasa historike, por konfirmon se gjuha e dokumentarit hyn në erën e vlerësimit të saj të vërtetë dhe qëndron krah për krah me rrëfimin fiktiv. Filmi bën thirrje për modesti, ndërsa kur e shohim dashurinë në sytë e shikuesve, besojmë fuqishëm se porosia është marrë, bëri të ditur dje ekipi i “Toka e Mjaltit” pasi Akademie amerikane e filmit i bëri të ditura nominimet nga votimi i anëtarëve të tij.
Në porosinë e tij pas lajmit të gëzueshëm, ekipi i filmit në profilin e tij në Fejsbuk shkroi edhe se rrëfimi-alegorik i një pasqyre globale, ku njerëzorja dhe natyralja luftojnë që të mbijetojnë, u hap para botës përmes gruas të cilën rastësisht e kishin takuar: “Atixheja dhe bletët janë prototip për materialin e ri gjenetik, i cili duhet të fitojë në garën e titanëve, ku natyra lufton me destuktivitetin”.
Atixhe Miratova është gruaja e fundit kultivuese e bletëve të egra në Evropë – e cila jeton me nënën e saj në një fshat të lënë pas dore në Maqedoninë qendrore. Ajo tenton që t’i shpëtojë bletët dhe balansin natyror në natyrë dhe mjaltin e ndan me ato që i ka resurs- bletët. Gjysmën e merr për vete, ndërsa gjysmën ua len atyre. Kjo, sipas regjisorëve, është edhe porosia kryesore e kundërt me konsumin e përgjithshëm.
Këtë rrëfim në filmin ekipi për herë të parë e bëri të ditur para një viti (16 janar 2019) në konferencën për shtyp në të cilën publikoi se premiera botërore e dokumentarit të tyre do të jetë më 28 janar të vitit 2019 në festivalin “Sandens” në Siti Park, Jutë, SHBA.
Të lumtur që pas tri viteve në fshatin Bekirlija filmi do të ketë premierë botërore në festivalin më të madh amerikan të filmit të pavarur, regjisorët, kameramanët dhe producenti atëherë theksuan se me poentën të cilën e sjell filmi edhe vetë ishin rritur dhe e kishin ndryshuar raportin ndaj vetvetes, personat e tjerë dhe drejtë natyrës.
“Kemi një kryevepër dhe punë të madhe të përfunduar nga një ekip prej gjashtë njerëzve. Ky film do të ketë jetë shkëlqyer festivali, sepse ka një numër të madhe ftesash”, theksoi vitin e kaluar producenti Atanas Georgiev, i cili e bëri montazhin e filmit 85-minutësh.
Nga “Sandens” iu nis jeta e suksesshme e festivalit “Tokës së Mjaltit” – i cili prej atëherë botës iu bë i ditur me titullin anglez: „Honeyland“. Filmi triumfoi në konkurrencën e dokumentarëve në të cilën ishin edhe 11 realizime nga e gjithë bota. Në herë të parë në historinë 35-vjeçare të “Sandens” një projekt ishte shpërblyer me tri mirënjohje – e fitoi çmimin e madhe e jurisë për filmin më të mirë dokumentar, të kameramanëve Fejmi Daut dhe Samir Luma dhe iu ishte ndarë çmimi për kinematografinë më të mirë, si dhe mirënjohja speciale nga juria për ndikim për ndryshim.
Vijoi premiera aziatike në mars në Festivalin e 43-të Internacional të Filmit në Hong-Kong dhe premiera zyrtare evropiane në prill – të Festivalit të Filmit „Visions Du Reel“ në Nion, Zvicërr.
Nga 26 korriku filloi shfaqja në SHBA. I përfaqësues nga kompania amerikane “Neon”, e cila i bleu të drejtat për Amerikën Veriore, shpërndarja kinematografike ishte në kinosalla të përzgjedhura, përfshirë edhe “Llampi Rojal” në Los Anxhelos dhe “Kuad sinema” në Nju-Jork. Recensione publikuan “Los Anxhelos tajms” (“Toka e Mjaltit” është dokumentar tronditës për mënyrën e jetesës e cila po zhduket”) dhe “Nju-Jork tajms” (Dokumentari për konfliktin e bletares maqedonase me fqinjët e saj bëhet rrëfim lirik ekologjik”), ndërsa “Nju-Jork tajms” e shpalli edhe si filmin më të mirë në vitin 2019.
Filmi udhëtoi në festivale përgjatë Evropës, në disa në Rusi, si dhe në Australi, Brazil, Izrael, Kinë…Figura e Athixhes e cila jeton në varfëri, por duke u kujdesur për balansin ekologjik, i mahniti njëjtë edhe kritikën edhe publikun, ai dhe personalitete të njohura nga bota e filmit. Pas premierës filmike dokumentari kishte recensione të shkëlqyera në “Skrin interneshënëll”, “Holivud reporter”, “Varajeti”, “Indiviajr”, “Komenti i Filmit”, “Sloan Science & Film” .., ndërsa pastaj komente pozitive erdhën edhe nga “Njujorker”, “Ueniti fer”, “Rrolling stoun”, “Roten tomejtos”, “Atlantik”, “AV klub”, “Nokturnall”…
Vargu me më shumë se 20 shpërblime festivali vazhdoi edhe në vitin 2020 – këtë muaj “Toka e Mjaltit” i fitoi shpërblimet për dokumentarin më të mirë nga Shoqata e Kritikëve të Filmit në Amerikë dhe ajo e Nju-Jorkut „Cinema Eye Honors“ për kameramanët Daut dhe Luma për arritjen e jashtëzakonshme në kinematografi.
Vendimin që të jetë kandidat nga Maqedonia e Veriut për çmimin Oskar, Shoqata e punonjëseve të Filmit të Maqedonisë e solli në gusht. Atëherë ishte edhe premiera zyrtare e “Tokës së Mjaltit” në kuadër të festivalit “MakeDoks” dhe filluan projeksionet në kinematë tona. Për një pjesë të publikut të vendit filmi për herë të parë ishte shfaqur në mes të marsit në dy projeksione të mbyllura.
Në ndarjen e 92-të të Oskarëve, konkurrentë të “Tokës së Mjaltit” do të jenë nga katër filma në dy kategoritë – dokumentarët “Fabrika amerikane”, ” “Shpella”, “Koha e Demokracisë” dhe “Për Samën”, ndërsa për film më të mirë të huaj të nominuar janë edhe “Korpus Krishti” nga Polonia, “Të mallkuarit” nga Franca, “Dhimbje dhe Lavdi” nga Spanja si dhe “Parazit” nga Korea Jugore.
Për dokumentarin më të mirë në vitin 2019 ishin kandiduar 159, ndërsa 91 ishin paraqitur për film më të mirë të huaj.
Qendra Kulturore Rinore dje në faqen e saj në Fejsbuk paralajmëroi se më 9 shkurt në kinemanë “Frosina” do të organizojë ndjekjen e transmetimit të Oskarëve, për çka do të njoftojë në mënyrë shtesë.
Kjo është hera e parë që një film nga Maqedonia e Veriut të nominohet për “Oskar” në dy kategori. Deri më tani “Para shiut” e Millço Mançevskit ishte filmi i vetëm nga vendi që nga pavarësia e shtetit të nominohet për “Oskar” në vitin 1995, ndërsa i nominuar për “Oskar” në ish-Jugosllavi ishte edhe filmi dokumentar i Stole Popov – “DAE” në vitin 1979.
Ata të cilët ende nuk e kanë parë “Tokën e Mjaltit”, kanë mundësinë që ta shohin përsëri – filmi shfaqet në kinemanë “Milenium”, prej mbrëmë është në Kinotekë, ndërsa prej pasnesër do të jetë në repertoarin e “Sinepleks”. f