Tohir dorëzon aksionet

0

Interi është duke vazhduar ecurinë pozitive duke fituar edhe ditën e djeshme ndaj PSV-së. Skuadra e drejtuar nga trajneri Lucciano Spalletti tashmë numëron 5 fitore në 5 ndeshje, 3 në Seria A dhe 2 në Champions League. Megjithatë në skuadrën zikaltër pritet që të ndodhin disa ndryshime. Sipas asaj që bën me dije “Il Giornale”, presidenti Erik Tohir që zotëron 31% të aksioneve do të largohet zyrtarisht nga klubi duke i dorëzuar dhe ato aksione që zotëron. Vendin e tij do e zërë Zhang, i cili zotëron dhe shumicën e aksioneve. Kujtojmë se Zhang me marrëveshje edhe pse zotëronte shumicën e aksioneve e kishte lejuar Tohirin që të mbante rolin e presidentit.

Comments are closed.