Shefi i Michael Schumacher kur ishte te Ferrari, Jean Todt, ka zbuluar se i bën vizita të shpeshta kampionit gjerman të Formula 1. Lajmet e reja të gjendjes shëndetësore të Schumacher janë rralla, që kur ai pësoi një aksident të rëndë duke bërë ski në dhjetorin e 2013-ës. Schumacher aktualisht jeton në qytetin Gland, që ka një pamje të mrekullueshme të lumit Geneva. Dhe Todt është një vizitor i rregullt i shtëpisë së tij, duke zbuluar se e sheh mikun e ngushtë dy herë në muaj. “Unë e dua shumë Michael. Shkoj të takoj familjen e tij. Shpresoj që situata të ishte ndryshe,” shprehet ai për The Times. “Tre njerëz të dashur më kanë mbetur, Michal, Michelle dhe djali im.”