Shkup, 9 mars – VMRO-DPMNE nuk do të bllokojë, as në Parlament as jashtë tij, nëse LSDM dhe BDI kërkojnë mbledhje të Parlamentit dhe zgjedhje të kryetarit të Parlamentit, madje edhe Qeveri. Kështu ka deklaruar mbrëmë në Top Tema anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov.
Në pyetjen nëse VMRO-DPMNE do ta pengojë në qoftëse nga partitë tjera kërkohet ajo, ai u përgjigj se nuk do ta pengojnë. “VMRO-DPMNE nuk do të ndërmarrë asnjë hap që është në drejtim të shkatërrimit të institucioneve, në drejtim të krijimit të trazirave ose në drejtim të shkaktimit të tensioneve që mund të përfundojnë, mos dashtë Zoti, me të lënduar etj”, ka deklaruar Todorov për Top Tema, transmeton gazeta KOHA. Todorov në pyetjen për atë nëse do të ftojnë organizatat qytetare të cilat protestojnë të mbeten të qetë, të mos shkaktojnë tensione dhe të mundësojnë të mbahet mbledhje në Parlament, tha se VMRO-DPMNE nuk i kontrollon ato organizata. “VMRO-DPMNE nuk i kontrollon ato organizata, nuk i kontrollon qytetarët. VMRO-DPMNE mund të ftojë në qetësi dhe VMRO-DPMNE çdo herë ka bërë një gjë të tillë”, ka deklaruar Todorov. (koha.mk)