Shkup, 23 tetor 2018 – Ish-funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së Nikolla Todorov sot në profilin e tij në Fejsbuk shprehu dëshpërim, por siç thotë, jo nga vendimi i KE të partisë që të fillojë procedurë për largim të tij, por nga transformimi i saj në fraksion anti-perëndimor dhe anti-maqedonas.
“Më larguan nga fraksioni i transformuar i VMRO-së, e transformuar në anti-perëndimore, anti BE dhe anti NATO, e drejtuar nga njerëz të cilët janë të udhëhequr dhe robëruar nga sqima personale dhe të cilët praktikojnë metoda të vjetruara të veprimit politik i imponuar nga strukturat e vjetra udbashe të cilët u përkulen propagandave dhe interesave të huaja anti-maqedonase dhe anti-perëndimore”, shkruan Todorov në profilin e tij në Fejsbuk.