Nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Shëndetësisë Nikolla Todorov, gjatë vizitës në Uashington, u takua me zëvendës-drejtorin e Institutit Amerikan për Shëndetësi Frederik Ognibene. Todorov dhe Ognibene dakorduan disa forma të bashkëpunimit, siç është këmbimi i mjekëve dhe profesorëve dhe bashkëpunim në projekte shkencore.
“Biseduam për bashkëpunim të mundshëm gjatë edukimit të doktorëve, specialistëve tanë dhe doktorëve të shkencave nga sfera e mjekësisë në pjesën e hulumtimit, vit sebatikal dhe trajnimit. Por, biseduam edhe për bashkëpunim në pjesën e projekteve të financuara ndërkombëtare të Institutit kombëtar këtu dhe posaçërisht në pjesën për bashkëpunim me Pen qendrën. Pres që shumë shpejt mjekët tanë do të mund të vijnë këtu, dhe gjithashtu të vijnë mjekë të trajnohen për ato specialitete për të cilët konsiderojmë se ka nevojë për çfarëdo lloj edukimi”, tha Todorov për Televizionin e Maqedonisë. Ognibene shtoi se ky është një fillim i mirë i bashkëpunimit të ardhshëm, i cili do të përfshijë mundësi për zbatim të terapive të reja, dhe gjatë diagnostikimit të sëmundjeve të rralla tek pacientët e Maqedonisë. Instituti Kombëtar Amerikan për Shëndetësi është një prej institucioneve udhëheqëse mjekësore në SHBA dhe funksionon si qendër hulumtuese për një numër të madh të sëmundjeve.