Shkup, 13 prill – Në Gjykatën Penale në Shkup para pak kohësh filloi dhe menjëherë u ndërpre seanca e re gjyqësore nga lënda e PSP-së “TNT”. Shkaku për anulimin e sërishëm të debatit, sipas gjykatësit Ognan Stavrev, është se ende nuk ka vendim për përjashtimin e gjykatësve, e kërkuar nga mbrojtja e të akuzuarve Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkovski.
Seanca e re gjyqësore është caktuar për 4 majit, në orën 11.
Mbrojtja në seancën e kaluar kërkoi përjashtimin e këshillit gjyqësor, kryetarit të Gjykatës Penale Ivan Xholev dhe ushtruesit të detyrës kryetar i Gjykatës së Apelit Lidija Damçevska. Pas kërkesës së mbrojtjes vendos Gjykata Supreme e RM-së.
Kërkesa, siç shpjeguan avokatët, është për shkak të asaj që prokurorja speciale publike Katica Janeva ka dhënë deklaratë në televizionin kombëtar se ka gjykatës të cilët veprojnë në lëndët e PSP-së, ndërsa kanë qenë të përgjuar.
Në fjalimin e sotëm në gjykatë ishin të pranishëm të akuzuarit Gruevski, Janakieski dhe Trajkovski, si dhe i dëmtuari Fiat Canoski.
Rasti “TNT” ka të bëjë me shembjen e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE), Fijat Canoski, në të cilën janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish kryebashkiaku i Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, inspektorja e ndërtimit nga Gazi Baba dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime.
Sipas aktakuzës me procedurën e rrënimit është shkaktuar dëm material prej 16 milionë eurove, ndërsa në mënyrë shtesë është dëmtuar edhe buxheti i Komunës së Gazi Babës për tre milionë denarë.
Canoski dhe Firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesë për dëmin e shkaktuar.