Mbrojtja e të akuzuarve në lëndën e PSP-së, “TNT” në seancën e sotme gjyqësore kërkoi përjashtim të këshillit gjyqësor, kryetarit të Gjykatës Penale Ivan Xholev dhe ushtruesin e detyrës së Gjykatës së Apelit, Lidija Dimçevska. Sipas kërkesave vendos Gjykata Supreme në afat prej tre ditëve. Kryetari i Këshillit Gjyqësor Ognen Stavrev, tha se ende nuk ka përgjigje nga Gjykata Supreme dhe se seanca gjyqësore për lëndën shtyhet për 13 prill.
Kërkesa, siç elaboruan avokatët, është për shkak të asaj që prokurorja speciale Katica Janeva ka dhënë deklaratë në një televizion kombëtar se ka gjykatës të cilët veprojnë sipas lëndëve të PSP-së, ndërsa janë përgjuar. Mbrojtja më 26 mars ka kërkuar nga PSP informatë ku janë përgjuar gjykatësit, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje. Pas dorëzimit të kësaj kërkese të avokatëve, është dhënë pushim për shqyrtimin e saj.
Lënda “TNT ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për të ardhme evropiane, Fiat Canovski. Në seancën e sotme duhej të dëgjoheshin 16 audio biseda nga të ashtuquajtura “bomba” lidhur me rrënimin e kompleksit “Kosmos”. Sipas aktit të prokurorisë, me veprimin e rrënimit është shkaktuar dëm prej 16 milionë eurove, ndërsa plotësisht buxhetit të komunës Gazi Babë edhe tre milionë denarë. Canovski dhe ndërmarrja FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar. f